TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas takimit rreth 60 minutësh me presidentin e Republikës, Ilir Meta me kërkesë të këtij të fundit, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla si dhe Sekretarin e Përgjithshëm te kryeministrisë Engjell Agaçi.
Mësohet se takimet janë zhvilluar në zyrën e kreut të Kuvendit dhe burimet bëjnë me dije për “BalkanWeb” se në fokus të diskutimit ka qenë refuzimi i presidentit për të mos dekretuar gjeneralin Sandër Lleshi si ministër të Brendshëm.
Presidenti Meta refuzoi dekretimin e Lleshit me arsyetimin se nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin, por Rama nuk është tërhequr duke njoftuar në mbledhjen e grupit të PS se gjeneral Lleshi do të emërohet në postin e zv/ministrit të brendshëm, por do të gëzojë kompetencat e ministrit.