AKTUALITET, 5 Nëntor 2018, 12:20

Mosdekretimi i Lleshit/ Rama: U shkel Kushtetuta!

Mosdekretimi i Lleshit/ Rama: U shkel Kushtetuta!

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur në mbledhjen e grupit të PS letrën e presidentit Ilir Meta lidhur me mos dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Burime nga takimi bëjnë me dije për “BalkanWeb” se Rama është shprehur para deputeteve se mosdekretimi i Lleshit nga Meta është në shkelje të Kushtetutës.

“Mosdekretimi i Lleshit është në shkelje te Kushtetutës. Nuk kemi gjykatë kushtetuese dhe ne do gjejmë mënyra të tjera. Nuk ka asnjë lloj mëdyshje për mbështetjen e Lleshit i cili ka Top cosmic- certifikata me e lartë e sigurisë nga NATO.

Nesër do nisim t’i krijojmë bindjen Presidentit të Republikës”- mësohet të ketë thënë Rama në grupin e PS.