AKTUALITET, 5 Nëntor 2018, 12:01

PD kërkon sërish arrestimin e Vangjush Dakos: Çdo ditë në liri, shkatërron provat

PD kërkon sërish arrestimin e Vangjush Dakos: Çdo ditë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, në një konferencë për shtyp, ka kërkuar sërish arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Spaho tha se tre përgjimet e publikuara në media, që dëshmojnë mardhënien e Dakos me bandën e Shijakut, janë vetëm maja e ajsbergut.

"Ka të paktën dy muaj që shqiptarët kanë parë prova të bashkëpunimit të Vangjush Dakos me bandat e Durrësit. Ai duhet të jetë në burg. Deri tani janë publikuar vetëm tre përgjime. Ato nxjerrin në pah bashkëpunimin e Dakos me bandën e Avdylajve dhe gatishmërinë e tij për t’i mbaruar punë, bandës. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar nga kryeministri i vendit, Edi Rama. Mosarretsimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Nuk mund të arrestohen ata që protetsojnë për bukën e gojës dhe lihen të lirë politikanë kriminalë si Vangjush Dako", tha Spaho.

/TPZ.AL/ 

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2018/11/02/tre-pergjimet-qe-tregojne-lidhjet-e-vangjush-dakos-me-avdylet-e-shijakut/