AKTUALITET, 5 Nëntor 2018, 12:56

Zbulohet biseda Meta-Ruçi në Presidencë

Zbulohet biseda Meta-Ruçi në Presidencë

Presidenti i Republikës Ilir Meta, me kërkesën e tij, zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Kuvendit, Sh.T.Z. Gramoz Ruçi. Presidenti Meta e njohu Kryetarin Ruçi me konsultimet e zhvilluara prej tij për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Gjithashtu, Presidenti Meta i bëri me dije Kryetarit Ruçi zhvillimin e procedurave transparente për të ftuar kandidatët, të cilët kanë paraqitur interesin për Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim përzgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm