AKTUALITET, 5 Nëntor 2018, 13:48

Cristiano Ronaldo: Dua të luaj përsëri me Rooneyn

Cristiano Ronaldo: Dua të luaj përsëri me Rooneyn

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka lënë të kuptohet se ai dëshiron të bashkohet përsëri me ish-bashkëlojtarin e tij gjatë kohës në Manchester United, Wayne Rooney, para se t’i japin fund karrierës në futboll.

Këta dy golashënues legjendar kishin kaluar shumë vite së bashku në Old Trafford, ku kishin shijuar suksese në Premierligë dhe në Ligën e Kampionëve. Por, tani që të dy e kanë vazhduar karrierën e tij larg “Djajve të kuq”, Ronaldo në Juventus dhe Rooney në DC United.

Ronaldo nënshkroi kontratë katërvjeçar me Juventusin këtë verë, ndërsa Rooney nënshkroi kontratë trevjeçare e gjysmë me klubin amerikan. Përkundër kësaj, portugezi ka bërë të ditur se do t’i pëlqente të punonte me ish-bashkëlojtarin e tij përsëri.

“Për mua, pika më e fortë e Wayne Rooneyt është mendësia dhe fuqia e tij. Ai nuk ndalon asnjëherë, ai gjithmonë vrapon, i ndihmon skuadrës. Ai është lojtar fantastik për skuadrën dhe shënon shumë gola. Ai shënon gola të rëndësishme, ai është fantastik”, ka thënë Ronaldo.