AKTUALITET, 5 Nëntor 2018, 12:37

LAJM I FUNDIT/ Meta cakton datën e zgjedhjeve vendore, ja kur do të zhvillohen

LAJM I FUNDIT/ Meta cakton datën e zgjedhjeve vendore, ja kur do të

Zgjedhjet vendore do të zhvillohen të dielen e fundit të qershorit. Presidenti Meta pas takimeve që pati me krerët e partive parlamentare ka dekretuar sot datën kur do të mbahen zgjedhjet për pushtetin vendor.

“Zgjedhjet do të mbahen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019”- njofton presidenca.

D E K R E T

PËR

CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE

PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.