AKTUALITET, 5 Nëntor 2018, 11:30

Tentoi të vriste Lul Berishën, nis gjyqi për Ahmet Ajetin

Tentoi të vriste Lul Berishën, nis gjyqi për Ahmet Ajetin

Ditën e sotme ka nisur seanca gjykuese ndaj Ahmet Ajetit, i cili në vitin 2005 tentoi të vriste Lulzim Berishën.

Berisha i dëmtuar nga vepra penale u përfaqësua nga avokati i tij, Detar Hysi.

Avokati Saimir Visha, kërkoi gjykim të shkurtuar, kërkesës që u refuzua nga gjykata. Në seancën e radhës do të thirret për t’u pyetur Lulzim Berisha , Adriatik Coli, Sardja Sulejmani dhe Endrit Dokle.

Kujtojmë që Adriatik Coli është i penduari i bandës.

Çështja për Ahmet Ajetin u hap një muaj më parë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Tiranë. Ajeti është dënuar në mungesë me 20 vjet burg për tentativë vrasje dhe u ekstradua nga Lipjani i Kosovës, në Shqipëri tre muaj më parë.

Pas ekstradimit, Ajeti kërkoi rihapjen e çështjes, dhe rishqyrtimin e dosjes në prani të tij.