AKTUALITET, 5 Nëntor 2018, 13:55

“Don’t fuck them”, reagon Kumbaro pas kritikave për mesazhin

“Don’t fuck them”, reagon Kumbaro pas kritikave për

Një ditë pasi postimi me mesazhin e saj, “Nëse shkoni në shtëpi me dikë që nuk ka libra, atëherë “don’t fuck them”, beri xhiron në rrjetet sociale dhe lumit të madh të komenteve që e pasuan, vjen reagimi i ministres së Kulturës Mirela Kumbaro.

Me nje shenim ne faqen e saj ne FB, ajo sqaron mesazhin qe dha, duke shkruar se “këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në “kurrizin” tim”.

Reagimi i Kumbaros:

Me keqardhje për të gjithë vorbullën e krijuar nga një citim origjinal i John Waters, i cili, siç ia arriti qëllimit kur e tha dhe bëri të flitej për librat, ia arriti përsëri edhe këtu, paçka se këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në “kurrizin” tim.

I ftoj të gjithë të mirëkuptojnë qëllimin nxitës për të mos e braktisur librin e leximin, si edhe të mos bien pre e përkthimit të gabuar, të këtij teksti?