TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lumit të reagimeve që pushtuan rrjetet sociale pas statusit të ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, që shkruante “Nëse shkoni në shtëpi me dikë që nuk ka libra, atëherë “don’t fuck them”, i është bashkuar edhe ish-ambasadori yne në Londer, Mal Berisha.
Në reagimin e tij në profilin në Tiwtter të vetë Kumbaro, Berisha, e quan këtë një gjuhë të turpshme të denjë vetëm për një ministër Kulure të Rilindjes.
“Një gjuhë e tillë e turpshme është e përshtatshme vetëm për një Ministër të Kulturës së Rilindjes dhe nuk ka lidhe fare as me librat, as me kulturën, as me një zonje të arsimuar sic pretendon të jetë”- shkruan ai.
Kujojme se vetem pak dite me pare, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ka habitur me një postim të bërë së fundmi në Twitter, ku u ka bërë thirrje të rinjve të lexojnë, por në një mënyrë të veçantë dhe me një fjalor që nuk ka kaluar pa u komentuar.
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ka habitur me një postim të bërë së fundmi në Twitter, ku u ka bërë thirrje të rinjve të lexojnë, por në një mënyrë të veçantë dhe me një fjalor që nuk ka kaluar pa u komentuar.
Ndër të tjera ajo ka shkruar:
“Lajm i fundit: Lëvizja kombëtare për lexim…. Duhet t’i bëjmë librat sërish “cool”. Nëse shkoni në shtëpi me dikë që nuk ka libra, atëherë “don’t fuck them”, ka shkruar Ministrja që ndoshta ka dashur të thotë “mos u ngatërroni me ta”, por ka zgjedhur fjalët e gabuara.
Ndërkohë komentet kanë qenë të shumta, duke e kritikuar për këtë fjalor.