SPORT, 21 Qershor 2018, 16:27

Mos u bëni si Poulsen! Sulmuesi danez hyn në historinë e Botërorit

Mos u bëni si Poulsen! Sulmuesi danez hyn në historinë e

Danimarka fitoi në ndeshjen debutuese në Kupën e Botës përballë Perusë me rezultatin minimal, 0-1. Peruanët ishin të pafat në atë ndeshje, duke qenë se në fundin e pjesës së parë, ata humbën edhe një penallti të shkaktuar nga sulmuesi i Danimarkës, Jusuf Poulsen.

Në fakt, penalltia e shkaktuar ndaj Perusë, ishte vetëm fillimi i një ecurie negative nga ana e Poulsenit, duke qenë se edhe në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës, shkaktoi një penallti, duke i dhuruar barazimin Australisë.

Me dy penallti të shkaktuara në dy ndeshje radhazi, Poulsen ka hyrë n historinë e këtij kompeticioni madhor, duke qenë se që nga viti i largët 1966, nuk kishte ndodhur që një sulmues të shkaktonte 2 penallti në një Botëror të vetëm