SPORT, 21 Qershor 2018, 15:09

Lëvizje e papritur për sulmuesin Alvaro Morata, spanjolli përfundon në Gjermani

Lëvizje e papritur për sulmuesin Alvaro Morata, spanjolli

Pas një sezoni të shoqëruar me probleme dhe jo në nivelin e duhur me Çelsin, sulmuesi spanjoll ka menduar largimin nga Londra dhe shumë klube janë vënë pas tij, mes tyre edhe Juventusi që e ka pasur, por edhe Milani.

Por ka një lëvizje të befasishme për Moratën nga Borusia e Dortmundit. “Bild” bën me dije se klubi gjerman ka gati një ofertë konkrete për sulmuesin, që me fanellën e Çelsit ka realizuar 15 gola në 48 ndeshje.

Spanjolli njeh mirë Italinë dhe Juventusi ka qenë në pritje të zhvillimeve të Çelsi, po ashtu edhe Milani është përpjekur, por për momentin kuqezinjtë duhet të zgjidhin më parë çështjen me UEFA-n dhe të stabilizojnë buxhetin për merkaton.

Në këto kushte, e ardhmja e Moratës mund të jetë në Gjermani dhe Çelsi mund të përfitojë për jo pak financiarisht, të paktën për të zbutur shpenzimin e më shumë se 70 milionë eurove të verës së kaluar.