SPORT, 20 Qershor 2018, 23:26

E dashura e Ronaldos mburret në stadium me unazën diamanti

Cristiano Ronaldo po e shijon në maksimum Kupën e Botës që po mbahet në Rusi. Ai ka shënuar deri tani 4 gola duke kryesuar listën e golashënuesve. Por duket se gjithçka po shkon mirë edhe në jetën private. Duket se ai po shkon drejt martesës me të fejuarën e tij Georgina Rodriguez.

Ajo u pa në stadium në ndeshjen e Portugalisë me Marokun ku spikati një moment që u tregonte mikeve të saj unazën prej diamanti që ka marrë nga CR7. 24-vjeçarja dukej krenare me dhuratën që kishte marrë.

Çifti ka një vajzë mes tyre, Alana Martina që lindi në nëntorin e kaluar. Ronaldo është baba edhe i 3 fëmijëve të tjerë, Cristiano Ronaldo Jr dhe binjakëve Eva dhe Mateo të lindur nga nëna të panjohura, por ai ka të drejta të plota mbi ta.

    Cristiano Ronaldo with his newborn baby twins