TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Uruguai dhe Arabia Saudite do të provojnë sot forcën në një ndeshje delikate që do të luhet në “Rostov Arena”. Favorit për këtë takim, shihet Uruguai por deri tani, kjo Kupë Bote ka treguar se asnjë ndeshje nuk ka favorit.
Uruguai
Uruguai vjen në këtë takim me një mision të qartë, të fitojë për të blinduar vendin e dytë, pasi vetëm në atë mënyrë do të siguronin kalimin në fazën tjetër. Përballë do të ketë një kundërshtar komod në letër, duke qenë se Arabia nuk shquhet për futboll.
Uruguaianët e fituan ndeshjen e parë ndaj Egjiptit vetëm në minutat e fundit, duke vuajtur jo pak, megjithatë në futboll kanë rëndësi vetëm 3 pikët. Kjo ndeshje, mund t’i shërbejë uruguaianëve për të rregulluar sado pak golaverazhin, duke qenë se ndeshjen tjetër e kanë ndaj Rusisë.
Arabia Saudite
Arabët duhet të kënaqen me faktin që kanë arritur deri ën Botëror, pasi mundësi për të marrë më shumë nuk kanë. Këtë e treguan që në ndeshjen debutuese, ku u shpërfytyruan nga Rusia organizatore me rezultatin tenistik, 5-0.
Në 3 Botërorët e fundit që Arabia ka marrë pjesë, fakti interesant është që në asnjë ndeshje nuk ka arritur të shënojë të paktën një gol dhe vështirë që ta thyejë sot këtë akull.
Formacionet e mundshme
Lojtarët dhe ndeshjet direkte
Nëse flitet për futbollistë, emrat që ka në skuadër Uruguai janë shumë herë më të njohur se ato arab, duke qenë se luajnë në kampionatet më elitare të Europës. Sulmi me Suarezin dhe Kavanin, tremb çdo kundërshtar e jo vetëm Arabinë.
Sa i përket ndeshjeve direkte, mund të duket e çuditshme por Arabia Saudite kryeson. Në dy takimet e luajtura në histori, Arabia ka arritur të fitojë njëherë në vitin 2002 me rezultatin 3-2, ndërsa më 2014, takimi është mbyllur në barazim 1-1.