SPORT, 20 Qershor 2018, 16:06

Zëvendësues tek skuadrat e tyre, por ‘yje’ tek Kombëtaret në Rusi

Zëvendësues tek skuadrat e tyre, por ‘yje’ tek

Kampionati botëror këtë sezon është një nga më interesantit.

Këtë sezon po shohim disa lojtarë të cilët i njohim nga skuadrat e mëdha, por të cilët nuk janë lojtarë yje tek Ligat e mëdha, shkruan GazetaBlic

Këta janë disa nga lojtarët që nuk shkëlqejnë me klubet e tyre, por në Kupën e Botës janë gjithmonë në formacionet bazë:

  1. Yahya Al-Shehri i cili luan tek kombëtarja e Arabisë Saudite. Ai luan në ekipin e Leganesit, por në edicionin e fundit nuk ka luajtur asnjë minut.
  2. Salem Al-Dawsari gjithashtu luan tek Arabia Saudite, por tek skuadra e Villarreal nuk luajti shumë.
  3. Fahad Al-Muwallad (Arabia Saudite) – ka luajtur vetëm 25 minuta me Leganesin.
  4. Caballero (Argjentina) – ka luajtur vetëm 270 minuta me Chelsean në Premierligë këtë sezon.
  5. Ospina (Kolumbia) – portieri ka luajtur vetëm 380 minuta me Arsenalin në Premierligë.
  6. Marcos Rojo (Argjentina) – ka luajtur vetëm 670 minuta me Manchester United në Premierligë.
  7. Achraf (Moroco) – ka luajtur vetëm 757 minuta me Real Madridin.
  8. Mohamed Elneny (Egypt). 869 minuta me Arsenalin, por është një nga lojtarët më të mirë në kombëtaren e Egjiptit.
  9. Akanji (Zvicër). Ai ka luajtur vetëm 903 minuta me Borussia Dortmundin në Bundesliga.
  10. Vrsaljko (Kroacia). Ka luajtur vetëm 1697 minuta me Atletico Madridin në La Liga.
  11. Nacho (Spanja). Ai ka luajtur vetëm 2073 minuta me Real Madridin sezonin e kaluar.