TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kur të gjithë po i tremben ndonjë sulmi të mundshëm terrorist në Kupën e Botës që po zhvillohet në Rusi, tifozët kanë një shqetësim më të madh se ky, pasi përditë po përballen me mungesë birre në lokalet dhe “Fan Zonat” e hapura për Botërorin.
Numri i lartë i tifozëve dhe kërkesat e shumta për birra në ditët e nxehta të korrikut, kanë bërë që kompanitë të cilat furnizojnë lokalet ruse, të përballen me një krizë, duke qenë se birra është pija e vetme që po konsumohet këto kohë, duke lënë prapa edhe konsumin e Vodkas, që njihet si pija tradicionale e Rusisë.
Vetëm kamarierët të cilët po shërbejnë këto kohë, kanë pranuar se birra është në numër të pakët dhe kërkesa nga tifozët është shumë e lartë. Ata e shohin si shqetësim këtë gjë, duke qenë se Botërori po luan vetëm javën e parë dhe kanë mbetur edhe 3 javë të tjera deri në mbyllje.
“Ishim përgatitur për këtë kompeticion, por kurrë nuk kishim menduar se do të konsumohet vetëm birrë. Na kanë përfunduar furnizimet dhe kemi kërkuar nga kompania që na furnizon, një sasi të madhe birre. Nuk e dimë sa do të jenë në gjendje të na mbajnë me furnizim, duke qenë se ka kërkesa shumë të larta dhe Botërori sapo ka filluar”, u shpreh njëri prej kamarierëve që punon në atë zonë.