TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një gol i Luis Suarez i ka dhënë sot fitoren minimale 1-0 Uruguait ndaj Arabisë Saudite, si dhe ka dekretuar kualifikimet dhe eliminimet nga grupi A i Botërorit që pas dy ndeshjeve të para. Me rezultatin e sotëm, turin e kalojnë Uruguai dhe Rusia, të cilët do të ndeshen në takimin e fundit për të ndarë dy vendet e para, ndërsa lamtumirën turneut ia kanë dhënë Arabia Saudite me Egjiptin.
Uruguait nuk iu desh të sforcohej sot për të marrë tri pikët që i nevojiteshin, edhe pse Arabia Saudite bëri më shumë rezistencë se ndaj Rusisë në ndeshjen e hapjes.
Suarez përfitoi në pjesën e parë nga një pavëmendje e mbrojtjes kundërshtare për të kaluar ekipin e tij në avantazh dhe që nga ai moment, për skuadrën nga Amerika e Jugut gjithçka u bë më e thjeshtë.
Ekipi i Tabarez administroi mirë gjithçka dhe tani duket plotësisht i përqendruar të ndeshja e fundit ndaj Rusisë, që do të përcaktojë hegjemoninë në grup dhe sigurisht kundërshtarin që do të ketë përballë në turin tjetër.