AKTUALITET, 16 Tetor 2018, 21:58

Gazetari thumbon Ramën: Të paktën nuk më ka akuzuar njeri për përdorim të lëndëve narkotike...

Gazetari thumbon Ramën: Të paktën nuk më ka akuzuar njeri

Gazetari Erl Murati, i ftuar përballë kryeministrit Rama në emisionin "Dritare me Rudinën", e ka thumbuar gjatë debatit për drogën. Rama tha se në Shqipëri nuk mbillet drogë, por se paneli përballë i dukej si i droguar për shkak të pyetjeve që po bënin.

Por, gazetari Murati e ka thumbuar kryeministrin duke i thënë se atë të paktën nuk e ka akuzuar njeri për përdorim të lëndëve narkotike, sicç ka bërë dikur një ministër për Ramën.

"Të paktën në të shkuarën nuk na ka akuzuar njeri për përdorim të lëndëve narkotike, zoti kryeministër", tha gazetari.

/TPZ.AL/