TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mit’hat Havari, kryepolici i njohur si “Dora e hekurt” që luftoi bandat e vitit ’97 në Berat dhe i identifikuar për prishjen e parkut “Rinia” kur drejtonte Policinë Ndërtimore, i ka shkruar një letër publike kryeministrit Edi Rama ku shpreh shqetësimin se sipas tij, edhe sot pas pesë vitesh ende rruga e Rinasit mbetet e pandriçuar.
“Te siguroj se kjo nuk eshte pergjegjesi e opozites , apo e medias kazan sikunder i etiketon shpesh. Jo, pergjegjesit ne radhe te pare gjithkush duhet ti shoh te vetja, pastaj tek te tjeret , ky parim themelor vlen per njeriun e thjeshte , deri te kryeministri , ne rastin konkret ju”, shkruan nder te tjera Havari.
STATUSI I PLOTE:
Per kryeministrin !.
Para 5 vjetesh te shkruajta se rruga drejt aeroportit te Rinasit eshte pa ndriçim dhe sigurisht nuk ishte gje e mire jo vetem per ne taksapaguesit e ketij vendi qe duam ta kemi Shqiperin si gjithe Europa , por dhe te huajt kur zbresin nga avionet e futen drejt kryeqytetit perballen me nje impakt aspak mikprites dhe te qyteteruar , i vetmi aeroport i Albania pa ndriçim , besoj dhe ne Kandahar ku shpesh ti ironizon duhet te jete i ndriçuar .
Per çudin time me ktheve pergjigje ne çast duke me sqaruar se ndriçimi ishte ne remont .Te falenderova per kujdesin e treguar .
Para tre ditesh isha ne Rinas per te pritur vajzen time , ajo punon per Komisionin Europian dhe jo per llogari te qeverisë Shqiptare .
Ajo ndodhet atje thjesht per aftesit e saj profesionale dhe jo nga tarafet alla Shqiptarçe .
Sapo dolem nga aeroporti e morem rrugen drejt Tiranes , vajzes i ra ne sy erresira totale e segmentit rrugor te aeroportit , ose tek tuk ndonje ndriçim si puna e disa njerezve me dhembet e gojes qe i kane nje po nje jo , pa dashur ta fyej kete kategori , mbase nuk kane dhe lek te zeste te rregullojne shendetin e tyre oral .
Ime bije me pyeti e zemeruar , si ka mundesi babi kane 5 vjet ne pushtet dhe nuk jane aq te zot sa te mos ndriçojne dot 3 km rruge ?.
E sqarova , vajzen se ja kam shprehur shqetesimin si qytetar kryeministrit pese vite me pare dhe u justifikua se ishin ne rimont e siper , por realiteti i hidhur e nxjerr zbuluar , rruga e aeroportit te vetem nderkombetar ne Shqypni eshte ende ne erresire te plote dhe ky eshte nje turp .
Nuk mund te justifikohen per asnje rrethane vazhdoi vajza ime , ketu duhet vetem nje investim i vogel serioz qe ky segment i vogel rruge te ndriçohet e te futet ne sistem , ku automatikisht takohet ne mbremje dhe stakohet ne mengjez ashtu sikunder veprohet ne Europe ku ne aspirojme te shkojme .
Kjo nuk realizohet thjesht per mungese serioziteti te kesaj qeverrie , ose institucioni qe e ka per detyre .
Ndaj miku im , merre situaten ne dore thirre ate Gjiknurin e jepi urdher , qe brenda muajit te kete perfunduar ndriçimi i rruges se aeroportit te Rinasit “Nene Tereza”, sakrifiko dhe fondin e nevojshem financiar dhe mbylle perfundimisht kete histori jo te hijshme per kete shtet .
Te siguroj se kjo nuk eshte pergjegjesi e opozites , apo e medias kazan sikunder i etiketon shpesh .
Jo , pergjegjesit ne radhe te pare gjithkush duhet ti shoh te vetja, pastaj tek te tjeret , ky parim themelor vlen per njeriun e thjeshte , deri te kryeministri , ne rastin konkret ju .
Shpresoj ne mirkuptimin tuaj zoti kryeminister !