AKTUALITET, 8 Dhjetor 2017, 21:19

VIDEO/ Digjet një furgon me targa të falsifikuara në Vlorë, nisin hetimet

VIDEO/ Digjet një furgon me targa të falsifikuara në Vlorë,

Përfshihet nga flakwt njw automjet tip furgon ne lagjen “10 korriku” te qytetit tw Vlores. Automjeti me targw VL 3898 C tw falsifikuara mwsohet se ishte i parkuar dhe jo ne gjendje pune, sipas Policise. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Informacion paraprak

Më datë 08.12.2017, rreth orës 20:30, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen “Hajro Çakërri”, një mjet furgon është përfshirë nga flakët.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se është përfshirë nga flakët një mjeti furgon i parkuar (i vjetër dhe jo në gjendje pune), tip “Nissan”, në pronësi të shtetasit E.L.

Dyshohet se zjarri në mjet mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Shërbimi zjarrëfikës po punon për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.