AKTUALITET, 1 Nëntor 2018, 13:37

Ministrja Gjonaj njofton shkarkimin e 15 zyrtarëve për korrupsion

Ministrja Gjonaj njofton shkarkimin e 15 zyrtarëve për korrupsion

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka njoftuar sot shkarkimin e 15 zyrtarëve në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit në Tiranë.

8 inspektorë pyjorë dhe 6 inspektorë mjedisorë akuzohen për akte korruptive dhe abuzim me detyrën.

Gjonaj në raportin e përjavshëm e vuri theksin edhe tek rezultatet e Policisë së Shtetit, e cila në bashkëpunim me organin e prokurorisë kanë evidentuar 27 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të administratës publike dhe janë proceduar penalisht 37 autorë. TPZ.AL