AKTUALITET, 1 Nëntor 2018, 10:45

Gjendet kutia e zezë e avionit që ra në Indonezi

Gjendet kutia e zezë e avionit që ra në Indonezi

Gjendet kutia e zezë e avionit të Lion Air që ra në brigjet e Xhakartës me 189 persona në bord.

Televizionet lokale kanë treguar pamjet e kutisë së gjetur, e cila mund të zbardhë atë çfarë ka ndodhur saktësisht ditën e aksidentit.

Avioni, me 189 persona në bord humbi kontaktin me kullën e kontrollit sapo ishte ngritur nga Xhakarta.

Mësohet se avioni ‘Lion Air Boeing’ 737 ra në det sapo ishte ngritur nga pista e aeroportit të kryeqytetit indonezian, Xhakarta, teksa ishte planifikuar të ulej në Pangkal Pinang.

Asnjë nga pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit nuk ka mbijetuar.