TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas konferencës së Saimir Tahirit ka ardhur reagim i menjëhershëm nga deputeti demokrat Edi Paloka.
Përmes një postimi në “Facebook” deputeti i përgjigjet ashpër ish-ministrit duke shkruar “një baxhellë të tillë sa e pamë në konferencë duke tundur çarçafët përpara gazetarëve.”
(Status për t’u lexuar nga persona +18 vjeç)
Reagimi i Palokës:
Dikur, ruajta e virgjërisë për femrat ka qenë një problem jo i vogël. Ka pasur dhe zakone të tilla, që pas natës së parë të martesës, çarçafët e gjakosur, duhej të vareshin në vend të dukshëm që bota të kuptonte se nusja kishte dalë e virgjër.
Virgjëria vazhdoi të ishte problem dhe gjatë komunizmit, po vajzat e shkathëta e gjetën zgjidhjen.
Femra që ishin palluar sa e me kë kishin mundur, kur ju vinte koha për t’u martuar, shkonin tek gjinekologu dhe ‘qepeshin’. Pas kësaj familja iu gjente ndonjë burrë nga provinca dhe gjithçka shkonte për bukuri, madje aty ku vazhdonte ndiqej zakoni, vareshin dhe çarçafët e përgjakur.
Problemi ishte se pasi martoheshin, ato vazhdonin avazin e vjetër…
Një baxhellë të tillë sa e pamë në konferencë duke tundur çarçafët përpara gazetarëve. TPZ.AL