TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i PS-së, Pjerin Nderu ka sfiduar nga podiumi i Kuvendit ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje me akuzat që i ka bërë për përfitimin e pronave në Lezhë.
Më tej Ndreu ka premtuar se është i gatshëm të largohet nga politika nëse Berisha gjen qoftë edhe një të implikuar në fisin e tij deri në 5 breza.
Deklarata:
Ai dihet kush është shqiptarët e dinë Publikisht i them saliut se deri në 5 breza nuk kam një kontingjent për trafiqe. E sfidoj të dalë publikisht e ti gjej.
Ndjej neveri për baltosjen që më bën jo vetëm mua por kundërshtarëve politike. Lë politikën nëse më gjen një, në 5 breza. Premtoj se nuk merrem më me të është humbje.”
Politika jonë bën shërbimin më të keq më të pavërtetë kundër vendit të vet. Kriminalitet do ketë, nëse dikush beson se Shqipëria do ketë zero kriminalitet, kjo është e pamundur, dhe nuk ndodh jo këtu po një asnjë vend të Botës.
Politika e djathtë për çdo krim ka një reagim, ka një fajtor kjo është sjellje e padenjë e turpshme. Asnjë kontribut nuk jep asnjë nga faktorët e opozitës, e bën atë një ndër grupet me të çuditshme politike në Botë. TPZ.AL