TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryefjala e konferencës për mediat e ish-ministrit Saimir Tahiri ishte mbyllja e hetimeve të drejtësisë italiane për të. Në konferencën mbi 30-minutëshe, Tahiri tregoi sforcot që kishte kaluar, siç edhe tha ndaj padrejtësive që iu bënë, madje e vendosi edhe veten në krah të njerëzve ndaj të cilëve i bëhet padrejtësi çdo ditë.
Ai bëri një thirrje të pazakontë: “Të mblidhemi dhe të godasim palaçot në poltikë që kanë grabitur këtë vend dhe që të mos i shpëtojnë drejtësisë së popullit.”
Saimir Tahiri nuk e specifikoi se kujt i drejtohej konkretisht, por deklaroi se nuk do të reshtë së kërkuari të vërtetën e tij.
“Unë jam krenar për çdo ditë të punës time, kam gabuar por kam punuar. Sado të hedhin baltë këtë nuk e mohojnë kurrë. Mendoni pak sa mijëra e mijëra qytetarë që nuk flasin sot dhe unë bërtas fort për padrejtësinë time. Ka njerëz që nuk marrin dot pronën, nuk gjejnë kafshatën e bukës sado mundohen. Jam rrëzuar e ringtritur, por kam mësuar se përballë padrejtësisë ka vetëm një rrugë, e cila është e vërteta. Të mblidhemi dhe të godasim palaçot në poltikë që kanë grabitur këtë vend dhe që të mos i shpëtojnë drejtësisë së popullit. Unë e provova vetë dhe jam duke e provuar se nuk më kanë munguar njerëzit e mirë.
Unë jam Saimir Tahiri që kam qenë dhe do vazhdoj të jem i njëjti. Sot jam po njësoj, sepse dua njerëzit më shumë se pushtetin. Drejtësia italiane e tha fjalën e fundit se nuk bën politikë. Beteja do vazhdojë për drejtësinë në Shqipëri. Sot nuk kam fjalë ta përshkruaj çfarë do të thotë të jesh i lirë. Nuk do resht një ditë të jetës time për të vërtetën”- u shpreh Tahiri nga oborri i hotel Rogner./Lapsi.al/