TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dalë në një konferencë për shtyp ditën e sotme, të cilën e quajti "konferenca e të vërtetës". Në fakt, objekti i konferencës, ka dalë në media disa ditë më parë dhe bëhet fjalë për pushimin e hetimeve ndaj Saimir Tahiri, nga drejtësia italiane.
"Ju kujtohet se si me datë 24 tetor 2017, unë dola në konferencë për shtyp dhe deklarova se ndaj meje nuk kishte hetim në Itali. Atëherë ajo dora e zezë, lëvizi fort për të thënë se letrat që nxorra unë ishin të falsifikuara. Krahas hetimeve në Shqipëri, unë kërkova të hetohem edhe në Itali. Të njëjtën gjë e bëri edhe prokuroria shqiptare. Vetëm 3 ditë më pas prokuroria italiane regjistroi hetim ndaj meje. Prokurori i anti mafias italiane në përfundim të hetimeve, i kërkoi gjykatës italiane pushimin e hetimeve për Saimir Tahirin dhe gjykata italiane e miratoi."
Pra Saimir Tahiri, po i thotë publikut shqiptar, se ai është hetuar në Itali dhe se drejtësia ka pushuar hetimet, kështu që ai është i pafajshëm. Por, fakti që drejtësia italiane ka pushuar hetimet ndaj Tahirit, nuk do të thotë se prokuroria në Shqipëri duhet t'i ndalë hetimet.
Video:
/TPZ.AL/