TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë sot përpara gazetarëve. Ai tha se ka heshtur në respekt të hetimeve. Ai tha se kishin folur deri edhe ambasadorë për të, por nuk i ka kursyer kunjat.
“Qeshja me disa që i kam njohur mirë dhe më kanë njohur mirë dhe bënin sikur s’më kanë njohur kurrë dhe me disa që nuk më kanë njohur kurrë dhe që bënin sikur më kanë njohur gjithë jetën. Me vrap pas tyre edhe ambasadorë, me vrap pas tyre dhe pa pasur aspak gajle se në vendet e tyre s’ja vinte njeri nëse do të flisin si këtu. E as do guxonin të flisin në vendet e tyre për një proces ku heton prokuroria” – tha Tahiri.
“Heshta e prita që të hetohej gjithçka që lidhej memua jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali. Këtu në vendin tonë ku kur ua do interesi politikanë, gazetarë dhe analistë çirren studiove se nuk mund të mbahet përgjegjësi për vëllain, për motrën, gruan, bashkëshortin, djalin, për kunatin, për baxhanakun…” – tha Tahiri që theskoi jo pa qëllim akuzat që u bëhen sot krerëve të politikës në Shqipëri për lidhjet e tyre familiare.
“Kam zgjedhur të mos bëj politikë por të pres përfundimin e hetimeve, ndaj kam heshtur dhe i vetmi që kam heshtur jam unë. Në gjysmë letra e gjysma lajme, gazetarët plasin lajme bombastike, që merreshin nga analistët dënglamëdhenj e medemek të pavarur për të më bërë mua gjyqin” – tha Tahiri.