AKTUALITET, 2 Korrik 2019, 11:27

Meta-ambasadorëve: Po nxisin sherre, të mos tallen me Kushtetutën tonë

Meta-ambasadorëve: Po nxisin sherre, të mos tallen me Kushtetutën


Presidenti i Republikës, Ilir Meta në fjalën e tij para gazetarëve ka sulmuar hapur ambasadorët e huaj në Shqipëri.

Meta tha se ata janë tallur me Shqipërinë dhe se Reforma në Drejtësi është kthyer në Ramaformë. Presidenti tha se ambasadat po nxisin sherr në Shqipëri.

“Mos të tallen me kushtetutën tonë. U tallën në 2008 njëherë që i mbanin ison doktorit dhe Edit. Njëri nga ata ambasadorët është ende këtu dhe diskuton për Idajetin dhe hallet e atyre të Unazës. Duhet të jemi komb seriozë.

Unë e zgjidha atëherë krizën… I thashë dhe kriza u zgjidh. Kam bërë të gjitha përpjekjet që vendi të mos bëhej qesharak. Kush janë këta ambasadorë që dalin një ditë para zgjedhjeve, e thonë që prisni të bëhet Gjykata Kushtetuese.

Kush bëri lojë përsëri me KED kur isha kryetar Kuvendi dhe president? Ambasadat po nxisin sherr në Shqipëri.

Unë këtu i kam letrat dhe komunikimin me ndërkombëtarët, dhe me evropianët dhe ta shohim pse u kthye reforma në Ramaformë. Demokracia e panegociueshme, e dyta integrimi i Shqipërisë në BE,"-deklaroi Meta.