AKTUALITET, 2 Korrik 2019, 09:33

FOTO/ Si u tallën me Veliajn ata që i çuan me forcë në votime


Veç numrit të ulët të pjesëmarrësve, në votimet e 30 qershorit, u vu re dhe një dukuri tjetër.

Administrata shtetërore e cila u kërcënua dhe shantazhua me heqje nga puna nëse nuk merrte pjesë në farsën elektorale të rilindjes, shpesh herë e shkatërroi fletën e votimit ose u tall me të.

Presioni i Veliajt mori përgjigjen që meritonte nga shumë qytetarë përmes një numri të madh votash të pavlefshme.

Në bashkinë e Tiranës, rezultojnë 10 mijë e 740 vota të pavlefshme, në 11 njësitë e Tiranës.

Numri më i madh i votave të pavlefshme ka rezultuar në njësitë 2, 5 dhe 7, ku veç gabimeve të rastësishme, shihet edhe një tendencë për të “djegur” qëllimisht votën.

Votat e pavlefshme në Tiranë:

Njësia 1 – 857

Njësia 2 – 1549

Njësia 3 – 663

Njësia 4 – 784

Njësia 5 – 1717

Njësia 6 – 889

Njësia 7 – 1313

Njësia 8 – 609

Njësia 9 – 1191

Njësia 10 – 319

Njësia 11 – 849.