TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i vendit, Ilir Meta do të dalë sot para medias në një konferencë për shtyp.
Lajmin e ka dhënë Presidenca, e cila bën me dije se kreu i shtetit do të jetë në konferencë në orën 11:00 në ambientet e institucionit të Presidencës.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të dalë sot në një konferencë për shtyp në ora 11:00, në ambientet e Institucionit, për votimet socialiste të 30 qershorit”- njofton zyra për shtyp e Presidentit.
Kujtojmë se Meta nuk i ka kursyer komentet për votimet e së dielës, madje edhe mëngjesin e sotëm publikoi një video ku ironizonte votimet e 30 qershorit, duke i krahasuar me ato të diktatorit Enver Hoxha dhe Kim Jong Un në Korenë e Veriut.