AKTUALITET, 2 Korrik 2019, 10:42

Ish-gardistit të “21 Janarit” i besohet drejtimi i Bashkisë së Matit

Ish-gardistit të “21 Janarit” i besohet drejtimi i


Brenda të gjitha pritshmërive të garës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, ku në shumë bashki të vendit mund te votohej një kandidat i vetëm, Partia Socialiste është shpallur fituese në të 60 njësitë vendore, duke i lënë Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen (MEGA) vetëm bashkinë e Finiqit.

Mes bashkive të fituara nga PS, është edhe ajo e Matit, ku është zgjedhur si kryebashkiak Agron Malaj, emër i lakuar në ngjarjen e “21 janarit”.

Agron Malaj ka shërbyer asokohe si gardist. Rezultatet përfundimtare të numërimit tregojnë se Malaj ka arritur të marrë 7,936 vota.