AKTUALITET, 2 Korrik 2019, 10:48

Piu raki për herë të parë, amerikani mendoi se ishte helm. Padit restorantin

Piu raki për herë të parë, amerikani mendoi se ishte helm.


Një person nga provinca Rockland pretendon se atij gabimisht i ishte shërbyer një pije me përqindje të lartë të alkoolit, në një restorant të Bronxit.

Murray Bauer, u ul me gruan e tij në restorantin The Pine, kur ai mori një shishe qelqi, që kishte një lëng që ishte i pastër e dukej si ujë, ndërsa thoshte se shishja duke që nuk i përkiste ujit, raporton New York post.

Por në vend se ta shijojë gotën me ujë, Bauer pretendon se “ai përjetoi ankth” duke e ndjerë se diçka i digjej nga brenda dhe filloi ta kapte paniku. Aty e kuptoi që nuk i ishte shërbyer ujë por një lloj pije tjetër, që sipas tij ishte pije helmuese.

Ai vrapoi për në banjë të restorantit, dhe doli kur u ndje pak më mirë, deklaroi ai në Gjykatën Supreme të Bronxit.

Kur ai u kthye në tavolinë, stafi i tha se ai ka pirë Raki, e që mund të përmbajë më shumë se 90% alkool.

Bauer e ka paditur restorantin, duke thënë se i ka shkaktuar dëme në shëndet. Restoranti nuk pranoi të përgjigjet.