TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i shtetit, Ilir Meta u shpreh se zgjidhja që propozon për të kapërcyer këtë krizë politike, është që në 13 tetor të ketë zgjedhje të përgjithshme dhe për Presidentit, duke kërkuar që Edi Rama dhe socialistët të propozojnë kë të duan për kandidat, dhe se ai do të garon në këto kushte që ndodhemi.
“Vendi kërkon zgjidhje, unë kam dhënë vazhdimisht, prapë jap zgjidhjen time në interes të shqiptarëve që duan të ushtrojnë të drejtën për të zgjedhur.
Ata nuk patën mundësi të zgjidhnin, përgjegjësi e të dy palëve, dhe disa të tjerëve që u përfshirë në këtë lojë shqiptare, kundër parimeve europiane.
Në 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe për Presidentin.
Dhe unë do garoj për president, dhe Rama të vënë kandidat kë të dëshirojnë, dhe kjo e zgjidh këtë krizë, që të mos na futen prapë nesër ambasada se është dhe 2 korriku”, u shpreh Ilir Meta.