AKTUALITET, 2 Korrik 2019, 11:20

Shpërthen Ilir Meta:Soros të më dëgjojë, në Shqipëri është instaluar Deep State, kanë zgjedhur Ramën

Shpërthen Ilir Meta:Soros të më dëgjojë, në


Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për media, pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Meta u shpreh se zgjedhjet ishin një komplot kundër demokracisë dhe foli për një grup të strukturuar.

I përqafoj të gjithë shqiptarët që evituan një kurth dhe komplot të ushqyer prej kohësh për të shkaktuar përplasje civile.  I kam bërë të qartë Bashës, Kryemadhit dhe mikut tim Doktorit, që të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar P P P d, që të mos dalim nga mënyra e qeverisjes. Janë një grup që janë futur në Shqipëri dhe kanë gjetur njeriun e duhur. Nuk takon presidentin që i ka treguar rrugën e zgjidhjes. Nuk është Rama ik por Rama reflekto, sot është Edi thellohu se ky është atdheu i të gjithë shqiptarëve. Nëse ti s’je i zoti të mbash këtë vend, unë dhe të gjithë shqiptarët do e mbrojmë Shqipërinë nga të gjithë ata miliarderë me strukturat e tyre të Deep State. Kam dy fjalë për miliardierin George Soros, se dëgjoja me vëmendje mikun tonë Orban kur na fliste asokohe. Na tha kini kujdes, se nuk është aq demokrat sacc duhet. Dua t’i them zotit Soros, i uroj jetë të gjatë atij dhe të birit, të gëzojë miliardat e veta, se Ilir Meta nuk është Gruevski.