TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arrestohet nga policia burri që kishte tentuar të vriste gruan me thikë. Policia bën me dije se ka arrestuar autorin e plagosjes së ndodhur më datë 21.06.2019.
Në pranga u vu shtetasi G.Gj.,43 vjeç, banues në Fushë Krujë. “Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datë 21.06.2019, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij duke e qëlluar disa herë me thikë”- njofton policia.
Njoftimi i policisë:
Policia vë në pranga autorin e plagosjes së ndodhur më datë 21.06.2019.
Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e autorit të plagosjes me thikë së shtetases A.Gj., kanë vënë në pranga shtetasin:
G.Gj.,43 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datë 21.06.2019, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij duke e qëlluar disa herë me thikë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Krimeve të Rënda Tiranë në ngarkim të shtetasit G.Gj., për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.