AKTUALITET, 2 Korrik 2019, 09:14

“Ruaji emocionet”, Mehmetaj-Spiropalit: Në burgje do të ketë qeli miks, mund t’i shërbesh Ramës

“Ruaji emocionet”, Mehmetaj-Spiropalit: Në burgje do të


Nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj i përgjigjet Elisa Spiropalit, pas deklaratës së ministres së Ramës e cila sulmonte opozitën pas zgjedhjeve njëpartiake të së dielës.

Mehmetaj teksa i rikujton disa prej skandaleve të saj, shkruan se në të ardhmen do të ketë qeli miks në burgje, ku mund ti shërbejnë shefit të qeverisë.

Postimi i plotë:

Elisa dogana.al, ujësjellësi.fr, përgjime.ge, miliona.euro!

Kur shefi jot të bëhet gati për të shkuar pas hekurave, do i bëjmë presidentit një kërkesë të veçantë: të krijohen disa qeli miks (burra & gra), që ti shërbesh edhe aty me devotshmëri.

Ruaji emocionet, papagajtë përdoren për të përsëritur ato që u mësojnë, po edhe ata tregohen të përmbajtur me raste.

Mendo para se të flasësh, ndryshe do humbasësh edhe titullin “papagall”!