TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfundon procesi i numërimit të votave për kryetar bashkie në Tiranë. Erion Veliaj ka marrë 152 230 vota, ose e thënë ndryshe 94.21 %.
Ndërkohë kandidati tjetër Arben Skënderi ka marrë 5364, pra 5.79% të votave.
Bie në sy se Veliaj ka marrë më pak vota në këto zgjedhje, në krahasim me 2015-në, kur u zgjodh për herë të parë kryebashkiak. Në 2015-në, Veliaj mori 160 mijë vota.
Zgjedhjet në Tiranë janë shoqëruar me akuza se administratës iu bë presion për të dalë në votime.
Ndërkohë vijon ende procesi për numërimin e votave për anëtarët e Këshillit Bashkiak.