TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pesë persona u arrestuan në Rumani, pasi se dyshohen se përhapën virusin Ctb-Locker në Europë dhe SHBA, një virus që i merr kompjuterët peng, duke kërkuar një shpërblim për zhbllokimin e të dhënave.
Lajmi u bë i ditur nga Europol.
Operacioni i koduar "Bakovia" u krye në bashkëpunim me autoritetet rumune, holandeze, britanike, FBI dhe Europol.
Pesë hakersat akuzohen se kanë penguar rëndë punën e sistemeve kompjuterike me qëllim kryerjen e shantazhit dhe krimit kibernetik.
Grupi i hakersave dërgonte mesazhe elektronike, me logon e kompanive të njohura italiane, holandeze dhe britanike, me të cilat ata infektonim kompjuterët, duke bllokuar të dhënat e tyre.
Bashkangjitur secilit e-mail kishte një faturë të rreme, që përmbante virusin.