TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Samir Mane është një ndër biznesmenët më të njohur shqiptar, me fitime vjetore marramendëse, nga bizneset e tij. Përveç bizneseve të tij në prona të patundshme, elektro-shtëpiake etj, sipas “Sport Ekspres”, Mane do të investojë edhe në futbollin shqiptar.
Sipas kësaj gazete, Mane do të investojë për klubin e futbollit të Bulqizës. Ky ekip futbolli aktualisht nuk figuron as në Kategorinë e Tretë, pasi Bashkia e Bulqizës për shkak të buxhetit të vogël, nuk ka siguruar fonde që ta rregjistrojë.
Mane pritet që të investojë te ky ekip, duke e rregjistruar fillimisht në Kategorinë e Tretë, e më pas edhe në infrastrukturë, ku pritet që të ndërtojë terrene të përshtatshme.
Më herët në emisionin Top Story, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, që mbulon Bulqizën, Përparim Spahiu i kërkoi biznesmenit Mane që të investonte më tepër në këtë qytet, ku nxirren miliarda lekë krom, por varfëria është në ekstrem. Sipas Spahiut, të rinjtë e Bulqizës ishin të apasionuar pas futbollit, por u mungonte infrastruktura. Në emision, Samir Mane i premtoi deputetit Spahiu por edhe qytetit të Bulqizës, se do të kryejë një seri investimesh për komunitetin, përfshirë edhe një fushë futbolli për të rinjtë.
Pak javë pas premtimit, Samir Mane nis investimet për klubin e futbollit të Bulqizës.
