AKTUALITET, 25 Mars 2019, 12:13

Vettingu në polici/ Pjerin Ndreu: Të lehtësohen procedurat

Vettingu në polici/ Pjerin Ndreu: Të lehtësohen procedurat

Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka shqyrtuar në mbledhjen e sotme projektvendimet për proceduarat e vettingut në Policinë e Shtetit. Anëtari i këtij komisioni parlamentar, Pjerin Ndreu, propozoi lehtësimin e procedurave, pasi në disa struktura të policisë, sipas tij janë shfaqur dhe disa ankthe të panevojshme.

Ndërsa për Gardën e Republikës ai u shpreh se duhet të përjashtohet nga procesi i vettingut.

“Unë jam pro që të këtë një lehtësim të procedurave, duke parë që ka patur një presion dhe një ankth në strukturat e policisë.

Kostoja financiare është e pamotivuar. Unë mendoj se garda duhet të përjashtohet nga vettingu.

Grada ka një rol të shërbimeve statike, kryesisht. Në eksperiencat që kam, Garda nuk ka qenë problematike”, tha Ndreu.