TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë ka ftuar edhe njëherë palët politike për dialog.
Në një postim në twitter pas takimit që zyrtarja e Lartë e Brukselit, Genoveva Calavera, pati me përfaqësues të partive të opozitës mbi situatën politike para raportit vjetor të Komisionit për 2019, delegacioni i BE-së shkruan: "Është koha që të dy palët politike të bëhen së bashku për të mirën e përgjithshme të vendit".
Gjatë vizitës së saj dy ditore, shefja e ONM-së Genoveva Calavera ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama, me Ministren e Drejtësisë dhe anëtarë të KLP-së me fokus reformën në drejtësi.