TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri, ka publikuar një video të Edi Ramës më premtimet e tij ndër 8 vitet në qeverisje për naftëtarët e Ballshit.
Strazimiri thotë se Rama bashkë me qeveritarët kanë 8 vite që grabisin ekonominë, nga gjilpërat e ambulancat e spitaleve tek shkumsat e lapsat në auditorë, deri tek gazi e nafta.
Për Strazimirin është koha për t’i treguar vendin njëherë e mirë qeverisë, filluar nga besnikët.
STATUSI NGA GENT STRAZIMIRI
Po bëhen 8 vjet që grabisin me pafytyrësi ekonominë e vendit, që nga gjilpërat e jodi në ambulanca e spitale, shkumsat e lapsat nëpër auditore e shkolla e deri tek nafta e gazi!
Në 8 vjet, rrugacërisht, bënë ekzaktësisht të kundërtën e asaj që premtuan, në çdo premtim.
Në 8 vjet, fyen e grabitën deri tek buka e fëmijëve këdo, madje veçanërisht ata që u qëndruan besnikë e s’i lëshuan kurrë…
Ka ardhur dita t’u tregojmë vendin njëherë e mirë, duke nisur pikërisht nga ata që u qëndruan besnikë e s’i lëshuan kurrë…
Ua kanë borxh vetes së tyre, fëmijëve dhe vendit!
#25prill2021
#ngrehuni_dhe_bjeruni