TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me tone të ashpra ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas postimit të kryeministrit Rama, për ndryshimin pozitiv në shëndetësi, lidhur me procedurën lehtësuese që do të ndiqet për vizitat te mjeku specialist.
Sipas Manjanit,” vetëm ata që drogohen çdo ditë dhe i thonë “hajt shnet shëndetit” nuk shohin tmerrin e shëndetësisë falas!”.
Postimi i Manjanit
Vetëm ata që kanë probleme me shëndetin mendor, mburren me sistemin e sotëm shëndetësor. Vetëm ata që drogohen çdo ditë dhe i thonë “hajt shnet shëndetit” nuk shohin tmerrin e shëndetësise falas! Vetëm dashnorët e PPP-ve gjejnë të mira tek ky sistem, sepse bëjnë para!