AKTUALITET, 25 Nëntor 2018, 14:31

Masa e sigurisë për protestuesit/ Klevis Balliu: Të gjithë, policët, qytetaret, të bashkohen për të rrëzuar Ramën

Masa e sigurisë për protestuesit/ Klevis Balliu: Të gjithë,

Kryeministri Edi Rama po hakmerret dhe po vjedh qytetarët, u shpreh deputeti demokrat Klevis Balliu. Deklarata u bë në dalje të gjykatës së Tiranës, ku u dha sot masa e sigurisë për 11 personat e arrestuar lidhur me protestës e së enjtes, dhe një të 12-ti, të ndaluar pasi qëlloi me këpucë kreun e qeverisë po atë ditë, te spitali i Traumës.

“Për të mbushur xhepat e veta i duhet të shkatërroje shtëpitë e shqiptarëve. Ta harrojë se mund ti shkatërrojë ato shtëpi. Ta harrojë ai dhe e gjithë qeveria e tij e bandave”, tha deputeti demokrat.

I pyetur nga gazetarët lidhur me qëndrimin për plagosjen e efektives së policisë Ina Nuka, gjatë protestës së të enjtes, ligjvënësi tha: “Edi Rama do të mbajë përgjegjësi për plagosjen e saj. Ndërkohë që qytetarët përplasën, policia përplaset, zotëria mbush xhepat. Ai dhe oligarkët e atij. Ku ishte ai, pse nuk doli aty ti mbronte?

Pse nuk doli aty dhe të fliste? Kanë 20 ditë që kërkojnë të diskutonin sepse ai do të vjedhë paratë. Që të mbushi xhepat ai qytetarët u plagosën, policët u plagosën. Qytetaret se kanë me policinë, as policia se ka me qytetarët. Atëherë, pse ndodhin këto përplasje? Vetëm që të mbushi xhepat Edi Rama”.

“Të gjithë, policët, qytetaret, të bashkohen për të rrëzuar këtë kryebandit”, theksoi ai.