AKTUALITET, 25 Nëntor 2018, 12:30

“Kemi djalin 7 vjeç, më lironi mua ose gruan”/ Dëshmia në gjykatë e të arrestuarit për protestën para parlamentit

“Kemi djalin 7 vjeç, më lironi mua ose gruan”/

Një nga personat e arrestuar për protestën para parlamentit të enjten e shkuar, i ka bërë apel gjykatës së Tiranës që të lirojë atë apo bashkëshorten e tij, pasi kanë fëmijën 7 vjeç për tu kujdesur.

Lulzim Dozhani tha se është tërhequr zvarrë nga policia dhe se nuk i kanë lejuar të komunikojë me të afërmit e tij.

“Jam arrestuar me gjithë gruan time. Nuk shkoja dot të merrja djalin 7 vjeç nga shkolla. Ne na kanë çuar në komisariat. Na lini njërin të shkojmë ta marrim fëmijën siç presin të gjithë fëmijët e tjerë në shkollë.

Nuk na kanë dhënë asnjë të drejtë të kontaktojmë me njerëzit për ta marrë këtë fëmijë. Ka shkuar në shtëpi dhe e ka gjetur derën mbyllur, ka pasur frikë e ftohtë.. Ka shkuar dhe është ushqyer tek komshinjtë. Ne jemi në komisariate dhe nëpër burgje”.