AKTUALITET, 25 Nëntor 2018, 11:40

Protesta/ Salianji në seancën për masën e sigurisë: Prokuroria po kërkon burg duke paraqitur si provë materiale 5 bidona….

“Prokuroria po kërkon burg duke paraqitur si provë materiale, 5 materiale plastike (bidona), dy pankarta letre, dhe dy ristela mbajtëse”.

Deklarata bëhet nga deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili është prezent në sallën e Gjykatës së Tiranës, ku po mbahet seanca për masën e sigurisë, për 11 personat e arrestuar lidhur me protestën e të enjtes para parlamentit.

“Nëse vjedh, trafikon, merresh me prostitucion, me vrasje, me korrupsion Rilindja të bën deputet, ministër dhe të promovon!

Nëse denoncon, ngre zërin, proteston, mbron familjen dhe banesën përfundon në burg!

Prokuroria po kërkon burg duke paraqitur si provë materiale, 5 materiale plastike (bidona), dy pankarta letre, dhe dy ristela mbajtëse!!!”, shkruan deputeti në një shënim në Facebook.