TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas reagimeve të PD-së, ka qenë edhe LSI-ja e cila kë dënuar vendimin e dhënë nga gjykata për 11 të arrestuarit dhe konkretisht për lënin në burg të njërit prej tyre.
Deputetja Nora Malaj ka theksuar se vendimi për të lënë në burg shtetasin Dorjan Protuduarin, tregon qartë veprimin arbitrar të gjykatave. Sipas saj, sot në burg është futur Kryeministri Edi Rama dhe jo qytetari i lartpërmendur.
“Sot është futur Edi Rama në burg, sepse është futur në burgun e qytetarëve , të cilët përpara shtëpive dhe jetës së tyre, nuk do të lejojnë që ti shkelin mbi kufoma dhe t’i trajtojnë si qenie johumane.
Sot u dha në vendim i padrejtë për një djalë, që në një shtet të drejtësisë flet me forcën e fjalës dhe të veprimit. Ai mbron ëndrrën e shqiptarëve që është shtëpia. Ai mbron ëndrrën e policisë që është rendi. Ai mbron ëndrrën e sigurisë që është siguria dhe mbron ëndrrën e dashurisë që është dashuria midis shqiptarëve.
Znj. Nora ka pasur edhe protesta të mëparshme gjatë kohës që ju qeverisnit që dhjetëra qytetarë kanë përfunduar në burg për protestime?
Dhe gjithmonë e dashur Klodi, kemi qenë krahë atyre që kanë protestuar dhe kundra atyre që kanë dhënë një dënim jo të merituar. Sot Doriani nuk ka bërë asgjë, ashtu si të gjithë qytetarët e Tiranës dhe qytetarët e Shqipërisë, ashtu si qytetarët e Kukësit, ashtu si protestuesit e Teatrit Kombëtar, ashtu si ata që e duan Shqipërinë pa oligarkë dhe pa i vendosur tatime e taksa, të cilat ato nuk i mbajnë dot në xhepat e tyre.
Ne jemi sot këtu jo vetëm për ti mbështetur këta banorë, por në radhë të parë për të mbështetur ato 15 gra që janë të dhunuara dhe që askush nga mediat nuk i nxori, sepse ato nuk duan ta marrin dhunimin si mëshirë, por duan të tregojnë që kauza e tyre fitohet edhe atëherë kur mbështeten, edhe atëherë kur është e drejtë, edhe atëherë kur mbështetet në emër të dashurisë e të familjes për ta mbrojtur atë.
Ndaj jem,i të gjithë këtu. Jemi të barabartë përpara ligjit dhe askush nuk guxon të vërë dorë mbi fëmijët tanë, mbi familjet tona dhe mbi jetën tonë, qoftë ai i pushtetshëm apo ata që janë të papushtetshëm.”, tha Malaj para mediave.