AKTUALITET, 25 Nëntor 2018, 12:06

Protestuesja: Ta marrë vesh e gjithë bota se Shqipëria ka kryeministër budalla!

Protestuesja: Ta marrë vesh e gjithë bota se Shqipëria ka

Gjatë protestës që po zhvillohet përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda njëra nga banoret ka akuzuar Policinë e Shtetit për ushtrim dhune gjatë protestës së zhvilluar dy ditë më parë para Kuvendit.

Kurse për kryeministri Edi Rama ajo ka thënë se duhet ta marrë vesh e gjithë bota se Shqipëria ka kryeministër budalla.

“Është budallai në krye të vendit ku të ankohemi. Ta marrë vesh e gjithë bota se çfarë kryeministri kemi ne, një budalla.” tha ajo.

Kjo banore u shpreh më tej se kjo që po bën kryeministri Edi Rama nuk është e drejtë pasi kur kërkoi votat iu premtoi tjetër gjë.

Protestuesja kërkoi lirimin e banorëve që janë arrestuar dhe shtoi se është turp i madh për fëmijët që mbahen të burgosur.