TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, deputeti i PD-së, Ervin Salianji është shprehur se ata janë dënuar pa ligj dhe prova.
Salianji tha se banorët po mbahen në izolim me urdhër të Arta Markut dhe Edi Ramës.
“Nëse proteston për tw drejtat e tua, dënohesh pa ligj dhe pa prova, sot prokuroria nuk kishte asnjë provë, ajo sot shpalli dënime pa prova.
Prokuroria nuk kishte asnjë provë. Mbahen të izoluar me urdhër të Arta Markut dhe Edi Ramës. Qytetari që u dënua me arrest me burg u akuzua me flagrancë, por kush e pa atë të shkelte ligjin në flagrancë.
E dini ju dhe gjithë qytetarët tjerë që shashkat nuk janë bomba. Ata nuk janë bomba. Është e turpshme që qytetari është dënuar për shkak se ka qëlluar kryeministrin. Është e turpshme që vullneti i kryeministrit kthehet në ligj”, u shpreh ai.