TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i ka akuzuar lojtarët e vet se nuk po tregojnë zemër mjaftueshëm në lojë, pasi skuadra e tij u ndal me barazim pa gola nga Crystal Palace të shtunën në Premierligë.
Unitedi bëri një paraqitje pashije kundër një kundërshtari që po lufton për të qëndruar jashtë zonës së rënies nga liga.
Kjo s’i ka pëlqyer Mourinhos, i cili i ka kritikuar lojtarët e vet për mungesë zemre në këtë takim.
“Duhet të luash me tru por edhe me zemër. Mendoj se [ata] nuk treguan zemër mjaftueshëm”, tha Mourinho.
“Ne nuk patëm intensitet që, sipas mendimit tim, në thelb lidhet me trurin dhe zemrën tuaj. Ka ndeshje që janë të veçanta dhe jo thjesht ndeshje, e sotmja ishte e veçantë”, shtoi ai.
Unitedi i ka fituar vetëm tri nga nëntë ndeshjet e zhvilluara në shtëpinë e vet “Old Trafford” këtë sezon.