AKTUALITET, 25 Nëntor 2018, 13:14

"Hakmarrja e Edi Ramës", lihet në burg vetëm Dorjan Protoduari

"Hakmarrja e Edi Ramës", lihet në burg vetëm Dorjan

Gjykata e Krimeve të Rënda, ka dhënë vendimin për masën e sigurisë, për banorët e Astirit, që protestuan përballë Parlamentit. I vetmi person që është lënë në burg, është Dorjan Protoduari. Për të arrestuarit e tjerë, është dhënë masa "detyrim paraqitje".

Më herët, familjarët e Protoduarit e kanë paralajmëruar mbajtjen e tij në burg. Protoduari konsiderohet si organizator i protestave.

Në sallën e gjyqit, Protoduari ka rrëfyer se si është keqtrajtuar, duke u mbajtur në pranga gjatë gjithë kohës kur ka qenë i ndaluar.

Dorjan Protoduari është djali i Lindita Protoduarit, një prej protestueseve më të zëshme, e cila ka protestuar në mbrojtje të banesës së saj. Ajo ka dalë shpesh në media. Lindita Protoduari ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku rrëfeu dhunën policore ndaj protestuesve dhe takimin në spital me kryeministrin Rama, i cili kishte shfaqur një sjellje arrogante ndaj saj dhe protestuesve të tjerë.

LEXO EDHE:

http://www.tpz.al/2018/11/22/flet-banorja-qe-u-demtua-ne-proteste-me-kane-arrestuar-djalin-dhe-burrin-edi-rama-drogaxhi-dhe-kriminel/

Deputetët e opozitës, kanë deklaruar se ky vendim është një hakmarrje e kryeministrit Edi Rama. Deputeti Ervin Salianji dhe deputeti Klevis Balliu, janë shprehur se opozita do të vijojë të jetë në mbështetje të banorëve të Unazës së Re.

/TPZ.AL/